Treg

Pema “sekrete” e Kanadasë – Qershi që rriten në -40 gradë

Isha duke ecur në një rrugicë, në qytetin e Reginias, kur më zunë zytë një grumbull ëmbëlsirash  pranë një kafeneje. Stomaku im duket se po ulëriste nga uria, kështu që vendosa të afrohesha.

Më tërhoqi vemendjen një kek i madh sipër të cilit shkruhej, “pastë me qershi të egra”. Në fakt nuk duhet të habitesha, ato rriteshin kudo në këtë zonë.

Duke qenë se ishte hera e parë që vizitoja këtë provincë perëndimore të Kanadasë, nuk e dija si ishte e mundur të prodhohej ky frut në këtë zonë, sepse qershia lulëzon në rajone të buta.

Gjatë dimrit, temperatura mund të bjerë deri në -40 ° C, ndërsa kushtet e thatësirës mund të vazhdojnë për muaj gjatë verës.

Pra, disi i stepsur pyeta kamarierin: "Çfarë janë qershitë e egra?"

"Është një nga shumëllojshmëritë e frutave për të cilat jemi të famshëm- tha ai, duke më dorëzuar kafen- Ato rriten kudo në zonë."

Me sa duket kjo qershi rritej në shkurre të shkurtra dhe të forta të cilat prodhojnë një frut të kuq që është plotësisht i pjekur nga fundi i korrikut deri në fillim të gushtit. Ato përdoren për ëmbëlsira tradicionale dhe mund të hahet direkt nga pema.

Një nga arsyet për popullaritetin e tyre mund t'u atribuohet komuniteteve të emigrantëve, të cilët vijnë në rajon për të punuar në fermat e qershive.

Vitet e fundit, këto qershi shihen kudo, sidomos në menutë e krahinës për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, antioksidantëve të fuqishëm dhe qëndrueshmërisë.  Ndryshe nga varietetet e tjera, këto qershi e ruajnë aromën dhe ngjyrën edhe kur gatuhen në temperatura të larta. Vendasit shpreheh se ato mund të ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve si inflamacioni, ndërsa kuzhinierët dhe bukëpjekësit i përdorin për çdo gjë, nga biskotat deri tek akulloret.

Në restorante, qershia e egër kombinohet me verë, birrë, madje edhe uiski.

Sot, qershitë e egra mund të rriten me bollëk nga një sërë fermerësh, por historia e saj është e lidhur ngushtë me një legjendë lokale.

Nga fundi i viteve 1960, profesorët dhe teknikët e bimëve, filluan të rritnin bimë qershie nga disa fidane që i kishin marrë nga Kopshti Botanik siberian në Rusi. Kur këto bimë luftuan për të mbijetuar mes dimrit të gjatë në zonë, profesorët nisën t’i prodhonin me varieteteve të tjera të guximshme duke supozuar nuk do t’i mbijetonin kurrë kushteve ekstreme të motit të ftohtë.

Një hortikulturist i famshëm në zonë, Less Kerr eksperimentoi me një mori bimësh, të tilla si mollët, lajthi dhe pjeshkë, dhe sigurisht qershi.

Ishte kultivimi i tij, ai që e bëri qershinë kanadeze kaq të famshme sa sot. Jo vetëm që ishte fruti me madhësinë e duhur për t'u korrur, por nuk kishte asgjë tjetër të ngjashme në treg. Kultivimi i këtij fruit mund të të bëntë të pasur dhe kjo ishte diçka që Kerr kuptoi që nga fillimi.

Ai e mbajti sekret kultivimin, për një kohë shumë të gjatë, por një ditë e kuptoi se nuk kishte zgjedhje tjetër përveçëse të ndante suksesin e tij.

Në vitin 1983, kur po i afrohej vdekja, ai ftoi disa njerëz në krevatin e tij të spitalit për t'u dhënë atyre detaje se ku mund të gjenin punën e tij.

Kerr nuk kishte mbajtur pothuajse asnjë regjistër, por tregoi vendin ku kishte fshehur qindra bimë, të cilat u shpërndanë dhe u fshehën nëpër fermat e krahinës.

Banorët shprehen se Kerr ishte njeri me vision dhe se pjesa më e madhe prej tyre janë thjesht teknikë që zbatojnë idenë e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë