Politike

Pelinku: Për pesë ditë në Himarë janë transferuar 93 votues, duhet hetim  (Beleri fitoi me 19 vota ndaj Goros)

Listës së zgjedhësve në Himarë i janë shtuar 311 votues të rinj të cilët janë transferuar me banim nga bashkitë e tjera. Sipas nënkryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku shifra është dyshuese

“Siç duket në pamje të parë është evidente, 1/3 e 311, pra 93 zgjedhës të spostuar vetëm në 4 ditët e fundit është një indicie shumë e fortë për të kuptuar që kjo është bërë në funksion të procesit zgjedhor. Por, ligjërisht kjo është diçka që kërkon hetim të mëtejshëm dhe KQZ, unë në cilësinë e nënkomisionerit do të kërkoj informacion të mëtejshëm. Përgjigja që kemi marrë dje nga Drejtoria e Përgjithshme konfirmon këto dyshime. Them konfirmon sepse nëse kemi 311 të spostuar nga lista e fundit e prillit 2023 - korrik 2024, 93 janë spostuar vetëm në harkun kohor të pesë ditëve, nga data 5 korrik, pra nga data e daljes së dekretit, në datën 10 korrik, datë e cila ka qenë e fundit e mundshme ligjërisht për t’u miratuar kërkesa për transferim”, tha Pelinku në një intervistë për A2 CNN.

Një tjetër problematikë, sipas saj, janë edhe operatorët e identifikimit elektronik.

“Lidhur me procesin aktual duhet thënë që e kishim pritshmërinë që do të hasnim në një vështirësi të shtuar kjo si pasojë edhe e sezonit në të cilën ndodh, një periudhë në raport me procesin zgjedhor e papërshtatshmja dhe duhet thënë që falë një angazhimi, si të thuash, duke qenë se ishte në fokus vetëm bashkia Himarë, ka pasur një angazhim të shtuar për sa i takon gjetjes së operatorëve dhe deri në momentin që flasim mund të themi që çdo qendër votimi është e mbuluar me operatorë. Mund të ngelet gjithnjë rreziku që në moment të fundit, në orën 06:00 apo 06:30, orar në të cilën operatori duhet të paraqitet, të kemi tërheqje, e cila na pamundëson zëvendësimin duke pasur parasysh që Komisioni i Qendrës së Votimit në orën 07.00 duhet të çelë procesin”, tha ajo.

Nderkohe, për shtim të votuesve, ka një kallëzim në SPAK nga Petro Gjikuria ndaj Vangjel Tavos

Fitorja e Belerit në zgjedhjet e fundit ndaj Goros ishte me vetëm 19 vota diferencë    


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë