Nga Gazeta ‘Si’– Partia Socialiste ka mbledhur Grupin e saj Parlamentar, ku në fokus të diskutimeve mësohet se ishte qëndrimi që mazhoranca do të mbajë kundrejt protestave të opozitës.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS është diskutuar lidhur me aksionin e opozitës që është shtrirë në gjithë aktivitetin parlamentar përfshirë edhe seancat plenare.
Në këtë mbledhje gjithashtu është diskutuar për seancën plenare të së enjtes, që do të jetë e ngjeshur për shkak se do të bëhet bashkë dhe rendi i së enjtes së kaluar.
Deputetët u udhëzohuan të vazhdojnë aktivitetin e tyre normal, pasi siç bëjnë me dije burimet, deputetëve u është thënë nga kreu i grupit, Niko Peleshi se “kriza nuk është e jona, dhe as e parlamentit, e si rrjedhojë nuk duhet të ndikojë”.
Mbledhja ka qenë e shkurtër dhe ka përfunduar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




