Politike

Peleshi mbledh grupin e PS, s’ka qëndrim për mandatin e Xhaçkës, vetëm porosi për ‘agresivitetin’ e opozitës    

Në fillim të sesionit të ri parlamentar, kryetari i grupit, Niko Peleshi, mblodhi deputetët të hënën.

Në një takim jo të gjatë (vetëm 30 minuta) Peleshi ka përsëritur porosinë se deputetët duhet të jenë të pranishëm  në çdo komision dhe seancë plenare dhe të evitojnë mungesat.

Mësohet gjithashtu se Peleshi ka njoftuar deputetët socialistë se sjellja e opozitës do të jetë agresive.

Sipas tij, përgjigja e grupit socialist duhet të jetë në respekt të rregullores së Kuvendit.

Ndërkohë nuk ka pasur një qëndrim për interpelancën e kërkuar nga kreu i grupit demokrat me kryeministrin Edi Rama e as për çështjen tjetër që pritet të diskutohet që në fillim të punimeve, ajo e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë