Politike

Peleshi akuzon PD: Vratë Komisionin Hetimor gjatë natës, për ta qarë ditën në Kuvend

Nga Gazeta 'Si'- Ministri Niko Peleshi foli sot në Kuvend për mosmarrëveshjen e opozitës dhe mazhorancës për Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up.

Peleshi tha se ishte opozita ajo që pengoi Komisionin, teksa u shpreh se opozita e “vrau gjatë natës Komisionin për ta qarë sot gjatë ditës në Kuvend."

"Kjo është seanca e dytë që më shumë se dy orë i kalojmë me gjasme procedurë. Kam përshtypjen se disa prej nesh harrojnë që kur vijmë këtu nuk janë thjesht vetvetja por janë mijëra qytetarë që përfaqësojnë.

Ne e respektojmë në heshtje të drejtën e opozitës që të përdorë këtë foltore, por ka një limit. Po marrim nëpër këmbë interesat e qytetarëve të cilët duan të dëgjojnë se çfarë flitet në Komision.

Nëse do dëgjonit qoftë për 10 minuta diskutimet në Komision do kuptohet se cila palë donte të bënte punën dhe kush ishte për ta vrarë atë komision përgjatë gjithë natës dhe për ta qarë gjatë ditës këtu. Duhet mos ta mbanin me diskutime boshe nëse diskutimi do mbahej me video apo jo. Power point do të thotë ekran laptop i projektuar në mur apo televizor", tha Peleshi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë