Gazeta Si – Pelé është “stabël dhe po reagon mirë ndaj kurave për infeksionin respirator pas shtrimit të së martës për rivlerësimin e terapisë kimio për tumorin në zorrë”. Kjo është komunikata e spitalit ‘Albert Einstein’ të San Paolos në Brazil, ku ‘O Rei’ gjendet prej 4 ditësh.
Një qëndrim zyrtar, që në një farë mënyre u jep fund zërave të shpërndarë nga ‘A Folha’ se ish-futbollisti i famshëm nuk po u përgjigjej kimiove. “Nuk ka pasur përkeqësim të gjendjes prej 24 orësh”, – shkruhet po ashtu në komunikatë.

Vetë Pelé ka dashur t’i qetësojë të gjithë me një mesazh në Instagram: “Jam i fortë, dua t’u qetësoj dhe dua që të mendoni pozitivisht. Kam shumë shpresë dhe po ndjek trajtimin si gjithmonë. I falënderoj të gjithë, duke nisur nga mjekët”.
Spitali nuk flet për terapi intensive për 82-vjeçarin, por vetëm trajtime që kanë të bëjnë me përmirësimin së më shumë të jetë e mundur të gjendjes së tij.
Një kuadër klinik që është më afër versionit të vajzës së kampionit të madh brazilian, që ditët e fundit fliste për një situatë nën kontroll. Ajo e cilësonte shtrimin e të atit si një hap të programuar më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.