Treg

Pekini lobon me firmat amerikane kundër luftës tregtare

Nëse ka shpresë apo jo për ti dhënë fund luftës Tregtare Trump të saponisur, këtë nuk e di kush me siguri.

Por Kina nga ana e saj po bën përpjekje që ta ndalojë këtë luftë sa më shpejtë, pasi optika e saj për situatën tregtare të krijuar është se të gjithë janë të humbur.

Ajo u ka kërkuar firmave amerikane në Kinë të lobojnë tek qeveria e tyre për të mbrojtur interesat e tyre,  pasi kanë për ta vuajtur shumë luftën tregtare. Kina është shprehur gjithashtu se nuk po sheh në horizont bisedime për ti dhënë fund situatës së bllokimit.

Korea e Jugut paralajmëroi se eksportet që kanë të bëjnë me paisje të teknologjisë së lartë mund të vuanin nga kjo luftë, pasi situata SHBA-Kinë po përshkallëzohet.  Pekini i ka shkurtuar parashikimet në lidhje me sasinë e importit të sojës dhe monedha kineze u zhvleftësua ndërsa rritej shqetësimi për situatën.

“Ne shpresojmë që firmat amerikane të lobojnë më shumë tek qeveria e SHBA-ve, dhe të punojnë fort në mbrojtje të interesave të tyre,” është shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Gao Feng.

Gao tha se nuk ka patur asnjë bisedim mes dy vendeve ditët e fundit duke shtuar “Parakushti për negociata është besimi. Nga ajo që kam mësuar, të dyja palët nuk kanë qenë në kontakt për një rifillim të mundshëm të bisedimeve ".

Të mërkurën, Pekini tha se do të vepronte me të njëjtën monedhë pasi administrata e Trump ngriti stekën  gjatë luftës tregtare, duke kërcënuar me tarifa 10 % mbi 200 miliard produkte kineze, një përshkallëzim i shpejtë pas një raundi të mëparshëm tarifash që hyn në fuqi të premten e kaluar.

Ndërsa aksionet kineze rimorën veten nga humbjet e të mërkurës, me indeksin e Shangait që u rrit me 2.2 %, jeni kinez ka rënë kundrejt dollarit duke ndjekur normën më të dobët ditore të central bank në afërsisht një vit dhe kërcënimeve të reja të tarifave të Uashingtonit.

Kina ende nuk ka thënë se si do të reagojë, pasi raundi i ri i tarifave të SHBA-ve do të çonte në 250 miliardë dollarë totalin e mallrave kineze që do të tarifoheshin, pasi lista e fundit e detyrimeve  do të hyjë në fuqi pas një periudhe dy mujore.

Vitin e kaluar, Kina importoi vetëm 130 miliardë dollarë mallra të SHBA-ve, dhe për tu hakmarrë mund të rrisë masën e tarifave të vendosura ose të kalojë tek ato që quan masa "cilësore", të cilave bizneset amerikane u frikësohen sepse mund ti shkaktojnë dëme kompanive të tyre në Kinë. Një studim i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shangai zbuloi se shumica e bizneseve amerikane që veprojnë në Kinë kundërshtojnë përdorimin e tarifave hakmarrëse për sfidat me të cilat ballafaqohen, nga një fushë e pabarabartë loje deri tek mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Tarifat e iniciuara nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump kanë marrë kritika edhe  nga ligjvënësit në Partinë e tij Republikane, si dhe nga grupet tregtare amerikane që shqetësohen për kostot më të larta të bizneseve dhe konsumatorëve.

Pekini shkurtoi parashikimin e tij në lidhje me importin e sojës - kulturë e rëndësishme për të që blen nga Shtetet e Bashkuara - pasi ky produkt bën pjesë në listën që Trump urdhëroi një tarifë prej 25 përqind, që do të shkaktojë shqetësime në shtetet mbështetëse të Trump-it, si Iowa, Kansas dhe Teksas.

Kina paralajmëroi se çmimet më të larta për shkak të konflikteve tregtare me Shtetet e Bashkuara do të pengonin kërkesën e fermerëve për ushqimin e kafshëve.

KOREA E JUGUT, JAPONIA VULNERABËL

Shqetësimet për efektet e goditjes nga lufta tregtare kanë mbërritur edhe në Korenë e Jugut, ekonomia e katërt më e madhe e Azisë, duke paralajmëruar se paisjet dhe materialet - "mallrat e ndërmjetme" - të përdorura në produkte shtëpiake, kompjutera dhe pajisje komunikimi mund ta pësonin.

Ministria e tregtisë e Koresë së Jugut tha se lufta tregtare mund të "zgjatet dhe përhapet", duke shtuar se do të përgatiste përgjigje dhe skenarë për tu përballur me pasojat ekonomike të saj.

Ministri i saj i financave paralajmëroi gjithashtu se nëse ndikimi i saj përhapet, lufta tregtare do të paraqiste "rreziqe serioze " në ekonominë në rënie që mbështetet tek eksporti i Koresë së Jugut.

Ndërsa konflikti tregtar midis SHBA-ve dhe Kinës ka pasur një ndikim të kufizuar deri më tani, nuk mund të përjashtohet mundësia e ngadalësimit të ekonomisë kineze dhe një tkurrje në tregtinë botërore me rritjen e një konflikti të mundshëm që do të përhapej në tregun global" Tha në një takim të qeverisë ministri i financave Kim Dong-yeon.

Banka OCBC në Singapor vlerësoi se në një skenar ku tarifat e SHBA-ve aplikohen në 250 miliardë dollarë mallra kineze, rritja e PBB-së së Koresë së Jugut mund të reduktohet me 0.3 pikë përqindje, ndërsa rritja e Japonisë mund të ulet me 0.2 pikë përqindjeje.

"Fqinjët më të afërt të Kinës; Japonia, Koreja dhe Hong Kongu shfaqen më vulnerabël ndaj një lufte tregtare të SHBA-ve sepse eksportojnë kryesisht mallra të ndërmjetëm në Kinë", është shprehur OCBC përmes një deklarate.

Banka qëndrore e Koresë së Jugut, uli parashikimet e saj të rritjes për këtë vit në 2.9 për qind, nga 3.0 për qind, pasi një bum eksporti u ndal në qershor gjatë përshkallëzimit të tensioneve tregtare mes SHBA-ve dheKinës.

Vendet më të mëdha prodhuese të automjeteve si Koreja e Jugut po përgatiten gjithashtu për tarifat e larta të SHBA-ve për makinat dhe pjesët e tyre të këmbimit, pasi Trump ka urdhëruar një hetim të sigurisë kombëtare në këtë sektor, i cili pritet të përfundojë këtë muaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë