Futboll

Pedri rinovon deri në 2026-ën me Barcelonën, klauzolë rekord 1 miliard euro

Arrihet akordi zyrtar mes klubit katalanas dhe mesfushorit Pedri. “Xhevahiri” spanjoll do të firmosë një kontratë të re, që e lidh me Barcelonën deri në vitin 2026, ndërsa klauzola për prishjen e parakohshme të kësaj kontrate është më e larta e të gjitha kohërave.

Një miliard euro. Kjo është shifra e frikshme e vendosur nga Barcelona për prishjen e kontratës së të riut Pedri, që hyn kështu menjëherë në historinë e futbollit. Kurrë më parë nuk është vendosur një shifër e tillë për të “blinduar” një futbollist të vetëm.

Pedri, 18 vjeç. Gazeta Si, 14 tetor 2021

Në sitin e klubit spanjoll shkruhet: “Barcelona dhe Pedro Gonzalez ‘Pedri’ kanë arritur një akord për rinovimin e kontratës deri më 30 qershor 2026. Klauzola e prishjes së saj është 1000 milionë euro. Firma e kontratës së re, që e lidh këtë lojtar për këtë sezon dhe katër të tjerë me Barcelonën, do të hidhet të premten e 15 tetorit”.

Sezonin e fundit Pedri ka hyrë në histori për faktin se ka zhvilluar 73 ndeshje në një vit, një numër shumë i lartë ky për moshën e tij. Tani vijnë edhe shifrat stratosferike nga kontrata e tij e re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë