Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësim se marrëveshja e arritur nga Qeveria e Kosovës në Bruksel, siç u raportua në media, përbën një regres për Kosovën dhe e forcon më shumë pozicionin e Serbisë.Sipas saj, largimi i forcave speciale të Policisë së Kosovës dhe rikthimi i KFOR-it, duke marrë përsipër detyra të rendit publik dhe kontrollit të kufirit që i takojnë policisë, përbën një kthim prapa për institucioneve të pavarura shtetërore dhe dëmton rolin kushtetues të Policisë së Kosovës. Ky zhvillim përbën një njollë në imazhin ndërkombëtar të Kosovës si një shtet i konsoliduar i pavarur dhe sovran.
“Partia Demokratike e Kosovës ka mbështetur vendimin e Qeverisë për vendosjen e reciprocitetit në targa, por tërheqja e saj nga ky vendim kaq shpejtë dhe në këtë mënyrë është dekurajuese dhe tejet shqetësuese për zhvillimet e ardhshme”, shton PDK.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




