Politike

PDIU pro rezolutës, Idrizi: Ka rëndësi përmbajtja

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, paralajmëroi votat pro projekt-rezolutës antikorrupsion.

“Sot po diskutojmë një projekt rezolutë të rëndësishme për nga përmbajtja, por edhe të veçantë si akt  i këtij parlamenti.

Kur them të rëndësishme  kam parasysh përmbajtjen e saj për thellimin e reformave, mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë e 2023. Kur them akt i veçantë, kam parasysh që ky parlament pak ose aspak ka mbajtur qëndrime me rezoluta për çështje të tilla të rëndësishme.

Rrallë ose aspak ky parlament është përfshirë në debat për çështje të tilla. Jam i bindur që kolegët do të përfshihen seriozisht në këto diskutime për të arritur që Shqipëria të jetë gati për në BE në vitin 2030”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë