Nga Gazeta ‘SI’ – Partia Demokratike po zhvillon këtë të shtunë primaret për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Në garë janë 289 kandidatë të cilët luftojnë për gati 20 vende në listat e mbyllura dhe gjithë pjesa tjetër do të renditen në pjesën e hapur të saj. Kandidatët, përzgjidhen përmes formulës, një anëtar një votë.
Gara më e fortë pritet të jetë në qarkun e Tiranës, ku garojnë 80 emra, ndërkohë në qarkun Gjirokastër lufta bëhet për një vend në listë të hapur.

Qarqet dhe numri i kandidatëve:
Qarku Tiranë 83 kandidatë
Qarku Durrës 37 kandidatë
Qarku Vlorë 13 kandidatë
Qarku Fier 22 kandidate
Qarku Shkodër 31 kandidatë
Qarku Lezhë 19 kandidatë
Qarku Korce 19 kandidatë
Qarku Gjirokastër 9 kandidatë
Qarku Kukes 11 kandidatë
Qarku Elbasan 22 kandidatë
Qarku Dibër 13 kandidatë
Qarku Berat 10 kandidatë
Lista e kandidatëve u hartua nga Kryesia e Partisë Demokratike pas propozimeve dhe vetëpropozimeve të zyrtarëve të partisë.
Të përjashtuar nga kjo garë janë 13 drejtuesit e qarqeve, kryetari, sekretari i përgjithshëm, kryetari i Këshillit Kombëtar, kryetarja e forumit të gruar dhe kreu i Forumit Rinor.
Votimet nisin në orën 08:00 dhe mbyllen në orën 18:00. Qendra votimi janë ngritur në te gjitha degët e vendit në gati 80 të tilla, ku procesi do të monitorohet në çdo qark nga drejtuesi i saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




