Politike

PD: Të premten protestë para bashkisë së Tiranës

Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi në një dalje për mediat i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e ditës së premte para bashkisë së Tiranës. Këlliçi u shpreh se SPAK tashmë i ka të gjitha provat për të hetuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për çështjen e inceneratorëve.

Edhe Klevis Balliu në një tjetër denoncim për Bashkinë e Tiranës referuar të dhënave të Open Data ka bërë thirrje për protestë të premten para bashkisë së Tiranës.

“Në kushtet kur organet e drejtësisë nuk veprojnë, na lind detyra të gjithëve bashkë ne të çojmë në koshin e plehrave pushtetarët e korruptuar si Erion Veliaj.

Ju ftojmë ditën e premte ora 11:00 në proteste kundër hajdutit më të madh nga Tirana në Bagdad, Erion Veliaj”, tha Balliu


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë