Me emërimin e Gledis Nanos në krye të Policisë së Shtetit, Partia Demokratike nuk pati një reagim të menjëhershëm.
Madje, në mungesë të një qëndrimi zyrtar (të paktën deri të mërkurën në mesditë) deputeti demokrat Ervin Salianji është shprehur se i uron suksese drejtuesit të ri.
Duke renditur rekordet e “zeza” të Ardit Veliut për qëndrimin e Policisë tek protestat për Klodian Rashën, ato të opozitës apo edhe zgjedhjet e fundit, Salianji dha një përgjigje edhe për emërimin më të fundit.
“Nuk kam informacion për të. Askush nuk duhet të paragjykohet, por padiskutim ajo që thash deri më tani, që drejtues i Policisë së Shtetit është Edi Rama. Ndaj dhe duhet parë do të tejkalojë kjo apo jo. Nëse është me këto kualifikime që thoni, s’duhet ta paragjykojmë. I urojmë suksese Policisë së Shtetit. Kemi pasur denoncime të forta ndaj Policisë së Shtetit”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.