Nga Gazeta ‘SI’ – Në qarkun e Fierit, Partisë Demokratike po i rrezikohet dhe një kandidat në listën e mbyllur.
Sipas shifrave të KQZ-së, PD ka siguruar katër mandate në këtë qark, nga pesë në total duke lënë kështu një vend bosh.
Partia e tretë më e votuar e këtij qarku është “Shqipëria Bëhet”, e cila me një diferencë prej rreth 900 votash mund të thyejë herësin e mandatit të pestë të PD-së, prej rreth 3.200 vota.

Një skenar I ngjashëm po luhet edhe në qarkun e Elbasanit, ku sërish PD rrezikon të humbasë një mandat, pasi deri më tani ka më shumë se 18 mijë vota dhe 4 mandate nga 5 në listë të mbyllur. Edhe në këtë qark, mundësitë më të larta për ta thyer herësin e këtij mandati e ka “Shqipëria Bëhet”, edhe pse herësi është më i lartë.
SHB ka momentalisht 2.135 vota në Elbasan dhe për të kapur mandatin i duhen dhe njëherë kaq vota.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.