Politike

PD-PS votojnë anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së, rikthehet Arben Ristani

Nga Gazeta ‘Si’- Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë bashkuar votat dhe kanë votuar në Parlament për kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

Me 116 vota pro, 2 abstenime dhe 2 kundër deputetët votuan kryetaren Ilirjana Nano nga Partia Socialiste.

Ndërkohë deputetët kanë votuar edhe anëtarin Arben Ristani, përfaqësuesin e Partise Demokratike ne këtë komision.

Po ashtu me shumicë votash nga PS dhe PD ka kaluar edhe emri i socialistit Bledar Skënderi, ai mori 113 vota pro, 1 abstenim dhe 5 kunder.

Me 112 voa pro, 3 abstenime dhe 6 kundër u votua edhe kandidatura e Helga Vukajt, si anëtare e Komisionit Rregullator te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësuese e PD.

116 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër mori edhe kandidatura tjeter e Dritan Cakës, si anëtar i Komisionit Rregullator në KQZ si përfaqësues i PS.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë