Politike

PD padit në SPAK kryetarin e Bashkisë së Elbasanit për kullat tek lulishtja e qytetit

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, me akuzën për “shpërdorim të detyrës”.

Bëhet fjalë për kontratën e partneritetit publik privat që i mundëson kompanisë private ndërtimin e Kullave në lulishten pranë Bashkisë së Elbasanit.

 “Nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të paligjshme, Kryetari i Bashkisë Elbasan, ka dëmtuar interesin publik, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik Bashkisë Elbasan, në të paktën 8.3 milion euro, duke konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim i detyrës” – thuhet në kallëzimin e Partisë Demokratike.

 “Konkretisht, në kallëzimin penal provohet se nga zbatimi i kontratës së partneritetit publik privat Bashkia po përfiton vetëm 2648 m2 sipërfaqe të re ndërtimi, ndërkohë që duhet të kishte përfituar 14 560 m2. Në këtë mënyrë, institucioni i Bashkisë ka humbur një sipërfaqe prej 11, 912 m2, ose rreth 8.3 milion euro”, sqaroi Gazment Bardhi., i cili depozitoi padinë në SPAK


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë