Politike

PD në protestë, Parlamenti vazhdon diskutimet për buxhetin e 2025-s

Nga Gazeta 'SI' - Qytetarë dhe simpatizantë të opozitës janë mbledhur pasditen e sotme në rrugën kryesore para Parlamentit, të thirrur në protestë për të kundërshtuar miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm.

Qytetarët kanë mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e Martin Canit, 14-vjeçari i cili u vra me thikë ditën e djeshme në kryeqytet, pasi sherrit mes të miturve.

Nga ana tjetër forcat e Policisë së Tiranës dhe ato të Shtetit janë pozicionuar rreth perimetrit të Parlamentit, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së thirrur.

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi, foli për mediat gjatë protestës duke thënë se pensionistët duan që jeta e tyre të mos jetë një kalvar vuajtjes, siç ka qenë deri tani.

“Ata duan qetësi, kërkojnë siguri dhe këtë gjë kjo qeverisje ua ka marrë dhe madje nuk ua jep në masën që e meritojnë dhe që u duhet që të përballojnë jetën”, tha Luçiano Boçi.

Më tej ai u shpreh se një pjesë e pensionistëve mezi presin fundin e tyre që të shpëtojnë nga vështirësitë që kanë në jetë.

Jam i bindur se këta pensionistë që janë keqpërdorur në këto vite do japin reagimin e tyre në zgjedhje. Ata janë ata që votojnë, jo me tifo zëri politike, por duke parë vështirësitë  jetës në familjet dhe fëmijët e tyre”,  tha demokrati Boçi.

Opozita ka paralajmëruar protestë jashtë dhe brenda Parlamentit për të shprehur pakënaqësinë për buxhetin e vitit 2025 i cili po diskutohet në seancën plenare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë