Politike

PD mbledh Kryesinë për herë të parë që nga zgjedhjet e 11 Majit

Nga Gazeta ‘Si’- Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë. Takimi do të zhvillohet në orën 13:00, ndërsa Kryesia e PD-së mblidhet për herë të parë që nga zgjedhjet e 11 Majit.

Mbledhja do mbahet në selinë e PD-së, ndërsa gjatë takimit do mbajë fjalën kryedemokrati Sali Berisha.

Në mbledhjen e Kryesisë, PD do të diskutojë mbi vendimarrjen e saj në lidhje me qëndrimet e opozitës ndaj rezultatit të zgjedhjeve dhe zhvillimet politike në vend.

Pas fjalës së Sali Berishës, pritet që diskutimet të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Më herët eksponentë të PD-së kanë thënë se forumet e partisë si Kryesia dhe Këshilli Kombëtar do të jenë ato që do të vendosin edhe për vijueshmërinë e aksionit opozitar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë