Politike

PD mbledh Kryesinë, diskuton emrat për kandidatin për kryetar bashkie

Nga Gazeta ‘Si’- Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë për të diskutuar në lidhje me kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës.

Në mbledhje janë Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj si dhe grupi që kanë negociuar me aleatët, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti.

Ne këtë mbledhje do diskutohet për kandidatët të cilët, kane shprehur dëshirën për të kandiduar si të pavarur për Tiranën.

Deri tani emri që është zyrtarizuar si kandidat i pavarur është Florjan Binaj, i cili ka marrë edhe mbështetjen e Partisë “Shqipëria Bëhet”.

Ndërkohë Sali Berisha në një konferencë me gazetarët pasi doli nga SPAK tha se PD ka 12-13 kandidatë.

Kushdo emër që do të dalë zyrtarisht nga opozita përballë do të ketë Ogerta Manastirliun, e cila është zyrtarizuar nga PS.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë