Politike

PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: Mazhoranca i mohoi opozitës çdo debat në Kuvend

Nga Gazeta ‘Si’- Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar këtë të hënë.

Në fokus është Kuvendi ku demokratët theksojnë se seanca e fundit u ndërpre “sipas oreksit politik” të mazhorancës dhe e akuzon atë për ndërprerje të diskutimeve të deputetëve të opozitës.

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se sipas tij mazhoranca do që të shtypë me të gjitha potencialet opozitën dhe opozitarizmin.

“Ne jemi dëshmitarë që me seancën e fundit u bënë dhjetë seanca parlamentare në të cilat qeveria në nëntë prej tyre i mohoi opozitës çdo debat për çdo çështje që erdhi në parlament duke filluar nga programi i qeverisë, miratimi i Këshilli të Ministrave, duke përfunduar te miratimi i buxhetit dhe çdo gjë tjetër”, tha Berisha.

Berisha theksoi se deputetët do të diskutojnë në këtë mbledhje përgjigjen që do të japin si forcë politike.

Ai shtoi se nuk do bëhen vegla të tyre, ndërsa Ballën e quajti si njeriun më të keqpërdorur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë