Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare qeverisë që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për qarqet Durrës, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier.
PD kërkon gjithashtu të bëhet vlerësim i plotë dhe objektiv në vlerën reale të dëmeve dhe kompensimin e plotë financiar për dëmet ndaj banorëve të prekur.
Gjithashtu, grupi parlamentar i PD i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit që të marrë masat që Këshilli i Ministrave të informojë Kuvendin për situatën e krijuar, rreziqet që paraqiten dhe masat e marra për menaxhimin e situatës.
Në letrën zyrtare thuhet se përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, prona dhe biznese, ndërsa raportohet edhe për humbje jete në qytetin e Durrësit, çka e rëndon më tej situatën emergjente.
PD thekson se strukturat shtetërore, deri në këtë moment, nuk kanë vepruar me kapacitet të plotë dhe nuk janë gjendur pranë qytetarëve të prekur në të gjithë territorin e goditur nga fatkeqësia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




