Politike

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin

Nga Gazeta ‘Si’- Anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin e Jashtëm, kanë thirrur në një seancë dëgjimore kryeministrin Edi Rama, lidhur me një editorial të përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, mbi çështjet e integrimit.

Editoriali i publikuar në median gjermane, propozon që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen gradualisht në tregun e brendshëm të BE-së dhe në zonën Schengen pa qenë ende anëtare të plota të unionit.

Por sipas demokrateve kjo kërkesë bie ndesh me rezolutat e miratuara më parë nga Kuvendi i Shqipërisë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian dhe kërkojnë sqarime nga kryeministri për këtë iniciativë.

Në kërkesë theksohet gjithashtu shqetësimi për ndikimin që mund të ketë kjo qasje në procesin e integrimit dhe në interesat strategjike të Shqipërisë dhe Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë