Nga Gazeta ‘Si’- Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për interpelancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e Belinda Ballukut.
Sipas Peleshit, nuk do të ketë interpelancë për aq kohë sa Gjykata Kushtetuese nuk ka dalë me një vendim sa i takon padisë së qeverisë për shkarkimin e Ballukut.
“Kam argumentuar mospranimin e kërkesës për interpelancë. Objekti i kërkesës për interpelancë është aktualisht në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, e cila po vlerëson nëse kërkesa është e pranueshme për shqyrtim në seancë plenare.
Kërkesa për interpelancë urgjente sipas rregullores nuk duhet pranuar sepse çështja është në shqyrtim në GJK. Është ky organ që do japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushteteve mes institucioneve. Çdo përpjekje për të nxjerrë një vendim politik para se të përfundojë shqyrtimi kushtetues mund të cënojë parimet e pavarësisë së institucioneve. Është e domosdoshme të pritet vendimi i GJK”, tha Peleshi.
Peleshi në nisje të seancës njoftoi edhe se komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për shkak të angazhimeve institucionale të kalendarizuara kohë më parë, nuk do të mund të raportojë sot në seancë plenare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



