Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht KQZ-së që të shkarkojë Agron Malajn nga detyra e kryebashkiakut të Matit.
Në një letër zyrtare drejtuar kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri, PD-ja nënvizon gjetjet e Prokurorisë mbi të kaluarën e Agron Malajt.
Sipas PD-së, ai është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të mbajë më mandatin.
PD-ja nënvizon në kërkesën e saj se. ligji i dekriminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike me një dënim të tillë.
Neni 2 i ligjit të dekriminalizimit përcakton se nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për disa vepra penale, ku përfshihet edhe rasti i Agron Malajt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.