Ka ndodhur

PD i përgjigjet shefes së infektivit në QSUT: Antivirali mungon në spital. U ble 3 mijë euro 6 flakone

Eksperti i shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi i është përgjigjur shefes së Infektivit në QSUT, Najada Çomo në lidhje me medikamentin antiviralin Remdesivir, pasi kjo e fundit tha se e siguronte vetë spitali.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Koduzi theksoi se është për të ardhur keq që Çomo keqpërdoret nga qeveria për të mbuluar të vërtetën. Ai shkruan se shumë qytetarë e kanë paguar vetë antiviralin Remdesivir, sepse në spitale nuk gjendet.

“Është për të ardhur keq që shefja e infektivit, Dr.Najada Çomo, keqpërdoret nga qeveria për të mbuluar të vërtetën. E vërteta është ajo që tha kreu i opozitës sot Lulzim Basha. Shumë qytetarë e kanë paguar vetë antiviralin Remdesivir, sepse në spitale nuk gjendet. Vetë mjekët e COVID 1 dëshmojnë se njerëzit e blejnë vetë antiviralin”- shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë