Politike

PD i përgjigjet Ramës: S’ka asgjë për të ofruar veç sulmeve, ka dështuar

Grida Duma që garon në Tiranë dhe pjesë e sulmeve të kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të së mërkurës, tha në emër të PD-së, se Rama nuk ka se çfarë të ofrojë më, ndaj dhe sulmon.

“Pas 8 vitesh dështime.  Pas 8 vitesh që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ramën. Të gjithë shqiptarët e dinë tashmë se ata që kanë dështuar për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse u jepen 4 vite të tjera.

Sot të gjithë ne pamë një njeri në panik. Një njeri që s’ka asgjë për të ofruar veç sulmeve.  Është për të të ardhur keq.

Së bashku ne do të sjellim ndryshim për Shqipërinë. Një ndryshim për të cilin kanë nevojë të gjithë qytetarët shqiptarë. Ndryshimi që na nevojitet pas 8 vitesh gjatë cilave Shqipëria ka ngecur në të gjitha fushat.

Së bashku do të sjellim ndryshim dhe Shqipëria do të fitojë”, tha Duma.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë