Politike

PD e Rithemelimit: Të hetohet Ulsi Manja, bleu 1000 metra tokë në Farkë nën çmimin e tregut  

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Çlirim Gjata deklaroi përmes një dalje për mediat se, PD kërkon largimin e menjëhershëm dhe hetimin për korrupsion të ministrit të  Drejtësisë, Ulsi Manja. Sipas Gjatës, ministri i Drejtësisë ka blerë 1 mijë metra tokë në Farkë me çmim poshtë tregut

“Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja blen 1 mijë metra tokë në Farkë me një çmim disa fish më të ulët se tregu.

Pyetja e parë që shkon për ministrin është si e gjeti këtë pazar, a përdori detyrën si ministër apo u shpërblye për ndonjë favor që ka bërë gjatë kohës si ministër i Drejtësisë?

Kush është Arben Maloku, ish drejtor i Erjon Velisë në bashki, i dënuare për ndërtime pa leje, dhe pse ia shet ministrit tokëm me një çmim qesharak në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës?

Shkeljet e Ulsi Manjës janë disa.

Së pari, ka blerë tokë truall poshtë çmimit referencë.

Së dyti, Manja e ka blerë tokën me të njëjtën vlerë që është rivlerësuar nga shitësi. Pra ka shmangur taksat e shtetit duke paguar zero lekë.

Së treti, Manja është shefi i një Task Force antikorrupsioni në qeveri. Është ngritur për të luftuar korrupsionin, por e bën vetë se nuk ka besim te të tjerët...

Partia Demokratike kërkon largimin e menjëhershëm të Ulsi Manjës për korrupsion dhe kërkon hetimin e tij”, tha Çlirim Gjata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë