Politike

PD e Bashës: Rithemelimi bashkë më PS po ndërmarrin akte kundër drejtësisë

Kryesia e PD-së zyrtare drejtuar nga Lulzim Basha ka akuzuar pjesën tjetër të deputetëve të PD-së së Rithemelimit se bashkë me PS-në po ndërmarrin akte parlamentare që po trysnojnë organet e drejtësisë.    

“Bashkimi i votave, si një front i konsoliduar, për të amnistuar veprat penale të korrupsionit dhe sinkronizimi i qëndrimeve kundër SPAK dhe organeve të reja të drejtësisë, janë akte të qarta në këtë drejtim; Si dhe, sabotimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke rrëzuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese;

Tentativa për mbajtjen në fuqi të sistemit të listave të mbyllura dhe përjashtimi nga e drejta e votës të shtetasve shqiptarë në diasporë;

Janë akte që minojnë ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

Partia Demokratike e Shqipërisë i konsideron këto zhvillime si një kërcënim për demokracinë dhe rendin ligjor”, thuhet në rezolutën e kryesisë duke përsëritur më tej kërkesat e kahershme që kanë paraqitur për reformën zgjedhore që në thelb synojnë Shqipërinë një zonë zgjedhore dhe lista të hapura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë