Politike

PD do bojkotojë seancën parlamentare, Balla: Kushdo që ju ka urdhëruar, nuk ia dashka të mirën Shqipërisë

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të bojkotuar seancën plenare të martën.

Sipas Ballës, nesër do të votohet projekt-rezoluta që Irani të shpallet shtet terrorist, e cila është urgjente.

“Kushdo që ju ka urdhëruar, nuk ia dashka të mirën ju dhe Shqipërisë”, i drejtohet Balla opozitës.

“Sipas tyre nevoja e menjëhershme e një qëndrimi të Shqipërisë përkrah SHBA ndaj veprimeve terroriste të Iranit, qenka një agjendë personale. Seriozisht e mendoni këtë, apo ta kuptojmë si një lapsus?! Sonte mund t’ju them se sqarimet se pse kjo Rezolutë është urgjente do t’i japim nesër në Konferencën e Kryetarëve dhe urojmë që deri nesër keni ende kohë të reflektoni”, thotë Balla, duke shtuar edhe se nuk është e vërtetë se seanca është në kundërshim me Rregulloren. 

“Gënjeshtër! Seanca e nesërme, ditën e Martë 17 Mars 2026, është propozuar në Konferencën e Kryetarëve të datës 18 Shkurt 2026 dhe miratuar me vendim të Seancës Plenare. Kush ju ka urdhëruar të bojkotoni nesër seancën, nuk jua dashka të mirën ju dhe Shqipërisë”, u shpreh Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë