Politike

PD dërgon shkresë në KQZ, kërkon audit për problemet me votën e diasporës në Greqi e Itali

Nga Gazeta ‘Si’- PD i ka dërguar një shkresë KQZ-së ku ka listuar, sipas saj, shkeljet e konstatura me shpërndarjen e zarfeve në Greqi.

Përmes kësaj shkrese, demokratët kërkojnë që të bëhet një audit, duke argumentuar se sipas tyre rrezikohet integriteti i këtij procesi zgjedhor.

PD thotë se sipas saj shkeljet më të rënda janë regjistruar në Greqi, ku jeton pjesa më e madhe e emigrantëve, por probleme serioze janë verifikuar sipas saj edhe në Itali, Gjermani, SHBA, Britani dhe vende të tjera të BE.

Në shkresë, përmenden shkelje që sipas PD variojnë nga mungesa e transparencës proceduriale, te presioni politik, shpërndarja jo zyrtare e fletëve të votimit, cënimi i fshehtësisë së votës etj.

Sipas PD, shkeljet e konstatuara janë dërgesa të parregullta të zarfeve, dy fletë votimi në një zarf, mungesë udhëzimi për votuesit, presion politik dhe blerje votash, vonesa ose mosdorëzimi i zarfeve, mbledhje e paligjshme e votave.

PD kërkon gjithashtu rishikim për pavlefshmëri të çdo vote të dorëzuar me zarf të pavulosur apo të paplotë si edhe hetim penal nga SPAK për blerje votash dhe përfshirje të PS në shpërndarje votash.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë