Nga Gazeta ‘Si’- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit, një proces që sipas PD-së është zhvilluar në shkelje të procedurave parlamentare.
Sipas njoftimit zyrtar, Partia Demokratike pretendon se zgjedhja e Endri Shabanit është bërë me vendim të Kryeministrit Edi Rama.
PD thekson se në këtë proces janë keqpërdorur edhe firmat e deputetëve demokratë, të cilat, sipas saj, ishin tërhequr paraprakisht.
Kujtojmë se Endrit Shabani u zgjodh mbrëmjen e 11 dhjetorit Avokat i Popullit me 85 vota pro nga mazhoranca socialiste dhe me asnjë votë nga opozita, të cilët kishin firmosur më parë kandidaturën e tij, por më pas u tërhoqën.
Opozita kërkoi që projektvendimi të mos votohej në Kuvend, me argumentin se ata kanë pasur vetëm firma për mbështetje ndaj disa kandidatëve dhe jo një propozim konkret. Por kërkesa u rrëzua me 77 vota të socialistëve në Parlament.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




