Politike

PD çoi padi si i akuzuar për trafik droge, KQZ nis verifikimin për kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj

Kryekomisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka futur në rend dite të enjten shqyrtimin e projektvendimit “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Tonin Zef Marinaj, Kryetar Bashkie në Bashkinë Malësi e Madhe, i propozuar nga  “Partia Socialiste”.

Vendimi vjen pas padisë që Partia Demokratike adresoi në organin e akuzës për personin në fjalë.

PD pretendon se ndaj Marinajt ka akuza për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas dokumenteve të depozituara nga PD-ja, për Tonin Marinajn “Drejtoria Rajonale Antimafia, e Prokurorisë pranë Gjykatës së Firences, njoftonte se pas mbylljes së hetimeve rezultoi se Tonin Marinaj, ishte në rolin e themeluesit, nxitësit dhe drejtuesit të një organizatë kriminale e përbërë prej më shumë se dhjetë anëtarësh, me tipare ndërshtetërore, me baza vepruese në Shqipëri dhe Itali, e angazhuar sistematikisht, profesionalisht dhe në vazhdimësi në eksportimin në territorin italian të sasive të mëdha të mariuanës për t’u shpërndarë me pakicë nga anëtarët e organizatës kriminale”.

Hetimet janë kryer në periudhën kohore 2010-2011.

Tonin Marinaj nga ana tjetër i ka mohuar akuzat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë