Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenishehri, i cili kandidoi në zgjedhjet e shkuara në listat e PD-së, ka dorëzuar formularin e Dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Jenishehri është i 46-ti në listën e PD-së si kandidat për deputet për Qarkun e Tiranës. Me dorëzimin e formularit, 77-vjeçarit Selami Jenishehrit i lind e drejta që të marrë mandatin e deputetit në Qarkun e Tiranës. Në formularin e dorëzuar rezulton se ai ka kryer arsimin e lartë, mësues Matematike dhe Fizike dhe jeton në Shkodër.

Selami Jenishehri
Vendimi i PD-së për të djegur mandatet ka sjellë largimet nga radhët e saj, veçanërisht të aleatëve të saj. Kështu në në Parlament kanë hyrë dy kryetarët e Partive të Ballit, Artur Roshi dhe Adriatik Alimadhi, kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Demokracia e Re Europiane, Koçi Tahiri, si dhe Zef Shtjefni nga Partia Ora e Shqipërisë dhe Nikolin Staka, kryetar i Partisë Lëvizja Demokratike për Ndryshim.
KQZ regjistron koalicion opozitar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i mbledhur sot, ka regjistruar koalicionin e dytë politik për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Koalicioni “Shpresa për Ndryshim”, (SHN) u regjistrua në këto zgjedhje dhe pritet të jetë rivali i koalicionit qeveritar “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Në të bëjnë pjesë partitë politike Partia Aleanca Kuq e Zi; Partia Bashkimi Liberal Demokrat; Partia Demokracia e Re Europiane; Partia Aleanca Popullore; Partia Balli Kombëtar; Partia e Emigracionit Shqiptar dhe Partia Ora e Shqipërisë. Një pjesë e këtyre subjekteve kanë qenë aleatë të PD-së në zgjedhjet e dy viteve më parë, duke u përfshirë në listën e deputetëve, si Balli Kombëtar apo Bashkimi Liberal Demokrat. Ndërsa në këto zgjedhje si subjekt politik më vete janë Fryma Demokratike, Zgjidhja dhe Aleanca Demokristiane. PS ka depozituar një koalicion me 22 parti politike. Pavarësisht se PD dhe aleatët e saj nuk janë regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit, partia në pushtet po synon të dalë jo e vetme si në zgjedhjet parlamentare të qershorit, por duke dalë në koalicion të gjërë mes partive.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së premtes mori vendimin për “djegien” e mandateve për kandidatët e tjerë në listat e PD-së. Florenc Spahiu, Bashkim Murati, Endri Jaupaj, Fogert Hoxha, Loren Gllovina, Elvis Pisku dhe Xhaferr Dushku, janë kandidatët që nuk pranuan të depozitojnë formularin e Dekriminalizimit, duke pamundësuar kështu që KQZ-ja t’u japë mandatin e deputetit.
Koalicioni opozitar “Shpresa për Ndryshim”
Partia Aleanca Kuq e Zi
Partia Bashkimi Liberal Demokrat
Partia Demokracia e Re Europiane
Partia Aleanca Popullore
Partia Balli Kombëtar;
Partia e Emigracionit Shqiptar;
Partia Ora e Shqipërisë
Koalicioni i PS “Aleanca Për Shqipërinë Europiane”
Partia Socialiste e Shqipërisë
Partia Socialdemokrate e Shqipërisë
Partia Demokracia Sociale
Partia Aleanca Demokratike
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
Partia Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane
Partia G 99
Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
Partia Ardhmëria Shqiptare
Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet
Partia e Gjelbër
Partia Pajtimit Kombëtar
Partia Kristian Demokrate
Partia Reformave Demokratike Shqiptare
Partia e të Drejtave të Mohuara
Partia Unitetit Kombëtar
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
Partia Socialiste e Moderuar
Partia Socialpunëtore Shqiptare
Partia Demokristiane e Shqipërisë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




