Politike

PD bën publik website-n për diasporën, Berisha: Vota e emigrantëve, faktor përcaktues për fitoren e opozitës

Nga Gazeeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë publik website-n e PD për diasporën me moton ‘Diaspora zgjedh Atdheun’.

Gjatë fjalës së tij në një deklaratë për mediat, Berisha tha se vota e shqiptarëve të diasporës ka një rëndësi dhe peshë të madhe në fitoren e opozitës në zgjedhjet e vitit 2025.

Berisha tha gjithashtu se uebi i PD për diasporën jep çdo informacion për emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, për ta bërë më të thjeshtë procesin e votimit.

“Vota e mbi 1.5 milionë shqiptarëve së sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë, shqiptarëve që jetojnë jashtë shtetit, ka një rëndësi të jashtëzakonshme, së pari si ushtrim i të drejtës kushtetuese të mohuar në mënyrë antikushtetuese gjer sot, së dyti ka rëndësi për rolin e tyre në këto zgjedhje, të cilat janë zgjedhjet që ndajnë Shqipërinë nga narkodiktatura dhe është një fat i madh për çdo shqiptar kudo që ndodhet nga Afrika e Jugut, në Alaskë apo Kepin e Veriut.

Nga Zelanda e re gjer në Kaliforni, kudo që banon të japë kontributin e tij për ndarjen e Shqipërisë nga diktatura e dytë dhe në disa aspekte edhe më shkatërrimtarja në tërë historinë kombëtare në sensin demografik.

Është përgatitur nga ekspertët tanë, uebin në të cilin aplikon çdo qytetar shqiptar jashtë vendit, regjistrohet për të votuar. Natyrisht ky është njëri aspekt i përpjekjes tonë, për të lehtësuar procesin e votimit”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë