Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me qytetarët ku u prezantoi atyre programin për sportin dhe shëndetin.
Bejko tha se Bashkia aktuale nuk është e përqendruar në jetën sportive. Për pasojë, Bejko u angazhua për ndërtimin e 5 komplekseve sportive në hyrje të Tiranës.
Sa i takon ndotjes, Bejko tha se do të kontribuojë në uljen e nivelit të saj duke shtuar hapësirat e gjelbra.
Sipas tij, do të shtohet edhe një flotë autobusësh ekologjikë.
“Tirana është një nga qytetet më të ndotura në Europë, qytet ku cilësia e ajrit bëhet e jetueshme vetëm kur bie shiu, qytet që uji i pijshëm ka cilësi të dobët, po ashtu i ulët është aksesi ndaj ujit. Ne do ta pastrojmë qytetin nga pluhuri duke shtuar sipërfaqet e gjelbra dhe duke kontrolluar ndotësit e ajrit. Do përmirësojmë transportin publik, duke krijuar një flotë të re autobusësh ekologjikë, si edhe lehtësi për taksitë elektrike dhe hibride. Ne do ta përmirësojmë trafikun urban nëpërmjet një plani të përgjithshëm urban të shoqëruar me kryqëzime për të lehtësuar trafikun. Infrastruktura dhe kujdesi shëndetësor për qytetarët e Tiranës do jenë jo më larg se 15 min banesave të qytetarëve”, tha Bejko.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.