Politike

PD ankimon në Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit

Nga Gazeta ‘Si’- Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese ankimin për shfuqizimin e votimit për Avokatin e Popullit.

Sipas pretendimeve të PD, Endri Shabani është në shkelje të kushtetutës dhe rregullores së kuvendit dhe kërkon shfuqizimin e votimit në kuvend.

Parlamenti votoi më 11 dhjetor  Endri Shabanin si Avokat të Popullit i cili mori 85 vota pro të deputetëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate dhe tre kundër.

Partia Demokratike dhe Partia Mundësia nuk morën pjesë në votim.

Opozita kundërshtoi procedurën e ndjekur, duke deklaruar se kishte tërhequr firmat mbështetëse për kandidaturat për Avokat të Popullit dhe se Endri Shabani nuk ishte kandidaturë e mbështetur nga PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë