Nga Vlora në një takim me gratë dhe vajzat kryesocialisti Edi Rama reagoi lidhur me lobimin 6 milionë dollarë në SHBA nga Partia Demokratike.
Rama e konsideroi një shumë të madhe parash që sipas tij Berisha po përdor për të hequr hequr damkën “non grata”.
“Jeni sot të habitura nga fakti që janë paguar 6 mln euro, është bërë një kontratë 6 mln euro, thuhet nga patriotë. Ju kujtohet që edhe herën e kaluar, Luli shkretë për 500 mijë u bë leckë. Edhe ai kështu tha që u mblodhën ca patriotë. Por 6 mln euro për të hequr damkën e një personi non-grata janë vërtetë shumë për të mos bërë pyetjen: ‘Ku u gjetën gjithë ato para’?”, tha Rama, duke shtuar se për haliin e një njeriu, duke iu referuar Berishës, të paguhen më shumë para sesa çfarë shteti shqiptar jep për të gjitha partitë politike të marra së bashku.
“Pastaj është edhe pak e çuditshme kur mendon se ne na u tha se sa të vinte Trump-i do ikte non-grata. Tani u dashkan edhe 6 milionë euro me shpresën që do ikë non-grata”, tha Rama nga Vlora.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.