Ekonomi

PBB-ja në rënie për tremujorin e tretë. Turizmi i zë vendin energjisë

Në tremujorin e tretë të vitit 2021, Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shqipëri u rrit me 6.99%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

PBB-ja u raportua në rritje që në fillim të vitit 2021, me 5.53% për tremujorin e parë. 18% në tremujorin e tretë dhe zbriti në pothuajse 7% në tremujorin e tretë.

Për dy tremujorët e parë të vitit, kontribuuesi kryesor i rritjes ekonomike ishte sektori energjitik, ndërsa për periudhën  korrik-shator, që përkon me kulmin e sezonit turistik, kontribuuesi kryesor ishte po ky sektor, por PBB-ja ra me rreth 11%, për tre muaj.

Rritja ekonomike e Shqipërisë sipas tremujorëve, përgjatë 2021-shit, i ka kaluar dhe nivelet e vitit 2019, me diferencë plus 3%, 16% dhe 4% më shumë. Edhe gjatë 2019-s kur ekonomia nuk e njihte ende Covid-19, ndikimin më të madh në PBB e ka pasur sektori turistik, për të gjithë tremujorët.

PBB-ja e tremujorit të tretë 2021 e ka kaluar dhe nivelin e së njëjtës periudhë të vitit 2019.  

Për këtë vit, sipas aktiviteti ekonomik, sektori financiar dhe ai i sigurimeve patën rritjen më të madhe, me 27.7% nga një vit më parë. Aktivitetet shkencore, profesionale dhe arte, argëtimi patën rënie me -3.53 dhe -2% respektivisht.

Ndër komponentët kryesorë të PBB-së me metodën e shpenzimeve, në raport tremujorësh nga 2020-a në vitin 2021, rritjen më të madhe e pati eksporti i mallrave dhe shërbimeve me 62.73% dhe importet me 35.87%, edhe në krahasim tremujorësh.

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 3.33 %. Konsumi final i qeverisë me 7.59 %. Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 3.84 %.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë