Ekonomi

PBB-ja e 2019-s rezulton më e ulët se sa qe raportuar një vit më parë

Në një rishikim për Produktin e Brendshëm Bruto të vitit 2019, Instat ka raportuar ulje me 0.1% duke e vlerësuar në 2.11% nga 2.21% që raportohej prillin e vitit të kaluar.

Nga të dhënat vjetore, PBB-ja me çmime korrente gjatë 2019-ës vlerësohej në 1.69 milionë lekë dhe 1.63 milionë lekë për 2018-ën. PBB-ja për frymë në vitin 2019 vlerësohej 593 mijë lekë nga 571 mijë lekë që ishte në 2018-ën.

Dy grupsektoret që ndikuan më së shumti në PBB-në e metodës së prodhimit ishin tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 0.65 pikë përqindje dhe administrata publike, arsimi dhe shëndetësia me 0.47 pikë përqindje.

Në PBB-në sipas aktiviteteve ekonomike peshën më të madhe e zë sektori i shërbimeve me 48.4%, duke shënuar një rritje në terma realë me 3.79 % dhe industria me ndërtimin përbëjnë 20.6% të PBB-së.

Instat e vlerëson deflatorin e PBB-së gjatë viti 2019 me 1.22%.

Në PBB-në e metodës së shpenzimeve, konsumi final zë pjesën më të madhe me 91.24%, nga i cili 79.11% i përket konsumit të popullatës dhe 11.35% konsumit të administratës publike.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 2.49%, në terma nominalë dhe me 2.64% në terma realë, ndërkohë që Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 2.77%, në terma nominalë dhe 2.29% në terma realë, krahasuar me vitin 2018.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë