Treg

PayPal përveç blerjes, tani mund edhe të konvertojë Bitcoin

Kompania PayPal njoftoi se ka nisur operimin e plotë në Bitcoin, Ethereum, Lithereum duke mundësuar konvertimin e tyre në dollar. Nëntorin e kaluar PayPal njoftoi se klientët mund të përdornin platformën për shit-blerjen e monedhave digjitale.

Transaksioni do të jetë i mundur pa asnjë faturë shtesë dhe mund të kryhet në çdo lloj valute sipas vendit.

Kuleta digjitale në PayPal tregon balancën e kriptomonedhave në gjendje të klientit dhe mund të përdoret vetëm një lloj monedhe për një blerje. PayPal është kompania e vetme që ofron çdo shërbim në lidhje me valutat digjitale dhe u shërben 377 milionë klientëve vetëm në këtë fushë.

E para kompani që lejoi transaksionet e Bitcoin ishte Square, në vitin 2018, Visa ditët e kaluara dhe tashmë PayPal.

Burimi: The Verge


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë