Në orën 5 të mëngjesit të 24 shkurtit, artistja nga Kharkivi, Olia Fedorova, mori një telefonatë nga nëna e saj që e informoi se Rusia kishte nisur sulme me raketa kundër Ukrainës. Deri atëherë, ajo kishte gati një çantë urgjence, të cilën i dashuri ia kishte përgatitur, pasi Rusia kishte filluar të grumbullonte trupa pranë kufirit me Ukrainën vitin e kaluar. Megjithatë, Fedorova thotë se “njerëzit ende nuk mund të besonin se Putini do të jepte një urdhër për t’i pushtuar”.
Kur Fedorova doli nga apartamenti i saj në pjesën e vjetër të qytetit atë mëngjes, tashmë ishin krijuar radhë nëpër supermarkete, farmaci dhe bankomate.
Pas grumbullimit të gjërave të nevojshme, prioriteti tjetër ishte gjetja e gjësë më të afërt, një strehë kundër bombave. Ishte një dyqan nën ndërtesën e Fedorovës që e përdorën për strehë.
“Fqinjët tanë vendosën të thyejnë bravën dhe ta hapin që të gjithë të fshiheshin”, thotë ajo për “The Art Newspaper”. “Ne sollëm jastëkë të vjetër divanesh, mobilie, rroba dhe batanije të ngrohta, enë, ushqime, cigare dhe bëmë shtretër të improvizuar. Për fat të mirë këtu ka energji elektrike, kështu që ne hoqëm kabllot zgjatuese dhe llambat”.

Artistja konceptuale dhe multidisiplinare solli edhe një nga veprat e saj të artit për të dekoruar strehën. Tabela rrugore e zbukuruar me “Mirë se erdhe në atdhe” në ukrainisht ishte nga projekti i saj i quajtur “Shenjat jashtë rrugës”. Në vitin 2021, Fedorova kishte udhëtuar në të gjithë vendin duke vendosur shenja trafiku, të shtypura me fjalë të tilla si “Asgjë” ose “Fund”, në peizazhe të izoluara për t’u dhënë këtyre hapësirave një kuptim të ri.
Ajo nuk mendonte se shenjat e saj do të bëheshin një simbol i sfidës në luftën e ashpër të vendit të saj kundër Rusisë.
“Si civilë ne nuk kemi shumë mundësi për të mbrojtur veten. Ne kemi thika, një hanxhar dhe një shkop me gozhdë që i kishte bërë fqinji ynë. Por mbrojtja jonë është kryesisht fortifikimi – ne barrikaduam çdo vend të cenueshëm në ndërtesë”.

Më 24 shkurt, fotografi Artem Humilevskiy ishte në Kiev, me plane për të vizituar një ekspozitë fotografie në Ivano-Frankivsk të nesërmen. Kur lajmet për bomba u publikuan në orën 5 të mëngjesit, Humilevskiy i paketoi gjërat e tij dhe udhëtoi 500 km drejt të afërmve të tij, ku që atëherë ai është strehuar me gruan, vjehrrën dhe djalin 8-vjeçar.
“Ne përgatitëm bodrumin, fortifikuam portën me dërrasa druri dhe mbushëm një pushkë të vjetër me plumba. Ne të gjithë flemë në dhomën më të sigurt (sipas mendimit tonë), ku ngjitëm dritaren dhe i mbushëm me jastëk. Çdo ditë ka sulme ajrore”, thotë artisti, i njohur më së shumti për autoportretet e tij të inskenuara, të krijuara gjatë izolimit për shkak të pandemisë Covid-19. “Po përpiqem të ruaj qetësinë”, shton ai.
This is my flag, my country, my Ukraine!!! We are the yellow fields and blue sky, We are a proud and free people! And we need the world’s support as never before, share any Ukrainian symbols! Only with the world we can defeat the aggressor!!!!🇺🇦🇺🇦🇺🇦🇺🇦🇺🇦🇺🇦🇺🇦🇺🇦🇺🇦🇺🇦🇺🇦🇺🇦🇺🇦🇺🇦 pic.twitter.com/cyRaO4pZIH
— Artem (@humilevskyi) February 24, 2022
Që kur shpërtheu lufta, ukrainasit kanë mbledhur shishe bosh dhe pëlhura të vjetra për të bërë kokteje molotov për t’u mbrojtur.
Një tjetër armë vendimtare për artistët ukrainas kanë qenë telefonat e tyre. Humilevskiy është më i zënë se kurrë duke shitur fotografitë e tij si NFT në faqen e tij në Twitter, njëra prej të cilave tregon Humilevskiy nudo në një fushë me lule të verdha, kompozimi që simbolizon flamurin ukrainas.
Ai thotë se mbështetet në platformën “për t’i treguar botës se çfarë po ndodh realisht në Ukrainë” në sfondin e një lufte informacioni. “Unë kam shitur artin tim dhe ua kam dhuruar këto para ushtrisë, spitaleve apo atyre që nuk kanë fare para”.
Më 25 shkurt, Fedorova postoi “një ditë në jetën e një artisteje të Kharkivit”, ku ajo detajoi zgjimin në një bodrum pas tri orësh gjumë dhe futjen në banesën e saj për të ngrënë ndërkohë që nuk kishte granatime. Atë ditë, ajo ishte përgatitur të takonte nënën e saj në qendrën e dhurimit të gjakut, por u detyrua të kthehej në bodrumin e saj, pasi dëgjoi shpërthime dhe mori një alarm ajror. Së bashku me të dashurin dhe fqinjët, ata hapën dy shishe verë që Fedorovës i kishin mbetur nga ditëlindja e saj.
“Isha e shqetësuar se si civile dhe si artiste nuk kam aftësitë e duhura për luftë dhe psikologjikisht nuk jam gati të përdor armë dhe të qëlloj”, thotë Fedorova. “Por unë e di tani se mund të përdor rrjetet e mia që kam zhvilluar gjatë udhëtimit në rezidencat ndërkombëtare për të ndarë situatën – se si njerëzit e rregullt po vuajnë nga kjo luftë”.
Ajo nuk është e vetmja ukrainase që mban një “ditar artisti në luftë”. Ndërsa fotografja Julia Po dhe artistja Elizaveta Litovka po përdorin mediat sociale për të ndarë foto nga strehimore të improvizuara dhe bunkerë nëntokësorë. Fotografja dhe shkrimtarja me bazë në Kiev, Yevgenia Belorusets, ka postuar raportet e saj të përditshme në internet. Në ditën e dytë të pushtimit ajo shkroi: “Po luftoj me veten. E di që ngadalë bota po zgjohet dhe po fillon të kuptojë se nuk ka të bëjë vetëm me Kievin dhe Ukrainën. Bëhet fjalë për çdo shtëpi, për çdo derë, për çdo jetë në Europë që është e kërcënuar që sot”.

Disa artistë vazhdojnë me krijimet e tyre, pavarësisht nga rreziku dhe pasiguria e luftës. Një ditë para pushtimit, artistja me bazë në Kiev, Anastasia Nekypila thotë se ndjeu një dëshirë të papritur për të skicuar ndjenjën e shtëpisë, kështu që atë mbrëmje ajo bëri një vizatim dixhital që tregon një shtëpi kundër një qielli blu, një gardh dhe disa luledielli që lulëzonin. Kopshti. “Kishte një zë që Rusia do të sulmonte Ukrainën më 16 shkurt. Që nga ajo ditë, ne të gjithë prisnim më të keqen, por vetëm deri në momentin e fundit menduam se do të ndodhte në të vërtetë”, thotë Nekypila.
Nekypila postoi vizatimin e saj në Instagram më 24 shkurt dhe nuk postoi një ilustrim tjetër deri më 6 mars, duke treguar dritare të ngjitura kundër shpërthimeve. “Atë natë të parë nuk munda të flija”, thotë ajo, duke folur nga Polonia, ku ka studiuar më parë dhe ka ikur me familjen e saj. “Kur mbylla sytë, gjithçka që mund të imagjinoja ishin sirena, tanke, aeroplanë dhe bomba. Trupi im po përgatitej për të vrapuar. Nuk mund të kuptoja se si mund të kishte ndodhur kjo në shekullin e 21-të, si mund të sulmonte dikush shtëpinë time, çfarë mund të bëja për të mbrojtur familjen time”.

Piktorja Sana Shahmuradova, e cila u largua nga Kievi për t’u strehuar me gjyshen e saj në fshat, thotë se asaj iu desh të përshtaste teknikën e saj të pikturës, duke shkëmbyer vajra dhe duke vizatuar në pjesën e pasme të letrave.
Ajo vizaton një grua që mposht armikun, të simbolizuar nga një gjarpër.
“Po ndaja tavolinën me gjyshen time, e cila po qëronte panxharin e zier, ndërsa unë vizatoja”, thotë ajo. Disa nga vizatimet e Shahmuradovës janë një mënyrë shumë e mirë për t’u përdorur si postera.
Për shembull, duke i kërkuar botës që të “mbyllë qiellin” mbi Ukrainën për të ndaluar sulmet ajrore të Rusisë.
“Një nga vizatimet pozitive u frymëzua nga një civil nga Kherson (e pushtuar nga Rusia), i cili u hodh mbi një tank rus me një flamur ukrainas”, thotë Shahmuradova. Më 5 mars, mijëra ukrainas protestuan kundër pushtimit në sheshin Svobody të Khersonit. “Unë e admiroj guximin e njerëzve të zakonshëm në Kherson, të cilët po mbrojnë qytetin e tyre pa asnjë ndihmë”, shton Shahmuradova.
Qyteti i Kharkiv, ku Fedorova është strehuar, është bombarduar rëndë që nga fillimi i luftës. Natën që raketat shkatërruan monumentet kryesore, duke përfshirë Sheshin e Lirisë dhe Teatrin e Operës dhe Baletit të qytetit, artistja ndau një video të një koncerti muzikor ukrainas në bunkerin e saj. “Dua të tregoj se jemi të guximshëm, se mbajmë shpirtin tonë, se nuk dorëzohemi dhe nuk e humbim shpresën në asnjë rast. Ne nuk kemi frikë nga Putini dhe të gjithë jemi gati të vdesim për ta ndaluar atë të marrë një pjesë të vetme të tokës sonë”.
Marrë nga The Art Newspaper, përshtati në shqip Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



