Politike

Pavarësisht barazisë, PD bojkoton mbledhjen e parë të Komisionit për Territorialen

Nga Gazeta ‘Si’- Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale është mbledhur për herë të parë pas marrjes së miratimit në Kuvend më 27 tetor.

Askush prej grupit parlamentar të Partisë Demokratike nuk është paraqitur në komision, e parë kjo si një bojkot nga ana e tyre, pavarësisht se në këtë komision ka barazi të plotë mes mazhorancës dhe opozitës.

Seanca e parë e Territoriales për drejtohet nga kryetari i PS-së Arbjan Mazniku ndërsa bashkëkryetari i PD-së, Luçiano Boçi mungon. Prezent në sallë si përfaqësues të opozitës ndodhen Vangjel Dule dhe Edmond Haxhinasto.

“Jemi të hapur për të bashkëpunuar me opozitën siç u tregua me të gjitha kërkesat që opozita pati për krijimin e këtij komisioni dhe janë adresuar nga mazhoranca. Më vjen keq që sot anëtarët e PD nuk erdhën në këtë takim dhe shpresojmë që kjo të mos jetë një problem dhe në vazhdimësi të kemi bashkëpunim dhe ndërveprim.

Objektivi final është që të krijojmë një reformë ku të sigurohemi që të kemi institucione të afta, efiçiente dhe demokratike. Të sigurojmë që të kemi njerëz, struktura pranë njerëzve, të dëgjojnë problemet e njerëzve, të përfaqësojnë shqetësimet e tyre por të jenë të afta në të njëjtën kohë për të zgjidhur problemet”, tha Mazniku.

Më tej, sa i përket qeverisja vendore, Mazniku u shpreh se bashkitë në vend kanë funksionuar në mënyrë efektive.

“Në këto vite buxhetet vendore janë dyfishuar. Borxhet e prapambetura janë ulur me 60%.

Një dëshmi e qartë se ka funksionuar në mënyrë efektive e gjithë qeverisja vendore. Mundësia e bashkive për të filluar e për të menduar në terma europianë ka filluar“, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë