Trajneri i Polonisë, Paulo Sousa, ka folur sot në konferencë shtypi për ndeshjen e nesërme me Shqipërinë në “Air Albania”. Ai ka theksuar se ndeshja do të jetë e balancuar, ndërkohë që ka vlerësuar kuqezinjtë për rritjen që kanë treguar së fundi.
“Jemi shumë të fokusuar te kjo ndeshje, jemi më konsistentë. Polonia nuk fokusohet vetëm te një lojtar, por tek e gjitha skuadra, rëndësi ka mentaliteti i grupit. Kjo ndeshje vlen për gjithçka, nuk kemi shumë sekrete. Shqipëria ka ruajtur të njëjtën formë, e kam thënë edhe më parë se është një ekip i fortë.

Shqipëria është shumë kompakte, mbrojtja shtyn lart dhe është shumë e rrezikshme në kundërsulme. Trajneri Reja ka shumë eksperiencë, e njoh mirë. Mendoj se do të jetë ndeshje e balancuar dhe duhet të jemi shumë kompaktë. Kemi lojtarë kyç në disa pozicione dhe pres fitoren e Polonisë nesër”, – u shpreh mes të tjerash trajneri i polakëve, i cili ka dashur të largojë presionin nga skuadra e tij para kësaj sfide delikate.
Kamil Glik, mbrojtësi i Polonisë që shoqëronte trajnerin Sousa në konferencë shtypi, duke folur për ndeshjen e Varshavës, ku skuadra e tij fitoi 4-1, ka pohuar se rasti me Manajn ishte penallti, por që nuk u dha nga arbitri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




