Futboll

Paulo Dibala dhe e dashura e tij rezultojnë pozitiv me Covid-19

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala dhe e fejuara e tij Oriana janë infektuar me koronavirus, duke u bërë futbollisti i tretë që preket nga Covid-19 në skuadrën italiane. Ai është vetë izoluar në shtëpi dhe ndodhet në gjendje të mirë.

“Futbollisti Paulo Dybala ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Juventusi po ndjek të gjitha procedurat për izolimin sipas rregullave, duke përfshirë të gjithë personat që kanë pasur kontakte me të”, – shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit bardhezi.

Nëpërmjet profilit të tij në “Instagram”, sulmuesi i Juventusit u shpreh se ai dhe partnerja e tij ndodhen në gjendje të mirë dhe nuk kanë shqetësime.

https://www.instagram.com/p/B-AUaXkquGH/?utm_source=ig_embed

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë