Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi që nuk pranoi as ftesën e Rithemelimit për tu rikthyer në selinë blu ka ironizuar procesin e deritashëm për Presidentin.
Patozi iu referua takimit të së mërkurës ku sërish u mblodhën në praninë e kamerave mazhorancë-opozitë duke tjerrë qëndrimet secila palë
“Meqë negociatat për zgjedhjen e Presidentit të Republikës po bëhen para kamerave, futini edhe një sfilatë të kandidatëve, që ta bëni tamam dhe të plotë transparencën.
Dhe pasi të parakalojnë ata përballë jurisë kompetente, shpallni pastaj të hapur televotimin për publikun, që fituesi të jetë sa më i mbështetur dhe gjithëpërfshirës…”, ironizon Patozi përmes një postimi në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.