Gazeta Si – Një, 30-vjeçar Klaudio Çobaj, ka rënë në pranga pasi ka goditur me thikë nënën e tij, 50-vjeçaren Drita Çobaj, e cila ndodhet në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Pas kryerjes së krimit ndaj nënës së tij, i riu u largua nga banesa në Dukas të Patosit ku ndodhi ngjarja, por pas disa minutave u arrit që të kapej.
Sipas fqinjëve të 50-vjeçares, thuhet se djali i saj ishte emigrant në Gjermani dhe kishte 20 ditë që ishte kthyer. Ata thonë se ai nuk ka qenë problematik dhe nuk kanë dëgjuar debate më parë.






“Familje e shkëlqyer. Kaq mund të themi ne. Punonte jashtë shtetit djali në emigrim, vinte e ikte. Nuk kanë pasur debate më përpara, djalë i shkëlqyer”, tregon një nga banorët.
Një tjetër banore tjetër tregon se gruas i ka vdekur bashkëshorti që në moshën 37-vjeçare dhe i ka rritur me sakrifica fëmijët e saj.
“Ishte familja më e mirë dhe më e qetë. Nuk ka pasur debate, unë e kam këtu derë për derë. I ka vdekur burri që 37 vjeç, mezi i rriti këta fëmijë. Grua e shkëlqyer dhe fëmijët aq të shkëlqyer, nuk di se çfarë të them”, shprehet banorja.
Burime jo zyrtare nga policia e Fierit, bëjnë të ditur se Klaudjo Çobaj ka kryer sulmin me thikë ndaj nënës së tij në gjendje të dehur.
Por nuk dihet nëse ka qenë i dehur për shkak të konsumimit të pijeve alkoolike apo lëndëve narkotike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




