Ka ndodhur

Patos, 38-vjeçari merr peng një vajzë dhe tentoi ta përdhunojë. Më pas rreh dhe nënën e tij

Gazeta Si – Një 38-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Patos, pasi dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një 27-vjeçare dhe ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij.

Policia e Fierit njofton se në pranga është vënë shtetasi me iniciale V. D., 38 vjeç, banues në Grizë, Patos, i cili dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, një shtetase 27 vjeçe, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. 

Gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë