Ngjarje

Patentë 17 vjeç, DPSHTRR po konsideron uljen e moshës (por ka një kusht)

Gazeta Si- DPSHTRR ka nisur shqyrtimin e praktikës për të ulur moshën e marrjes së lejedrejtimit në 17 vjeç, me kusht që gjatë vozitjes personi të jetë i shoqëruar nga një familjar me historik korrekt drejtim mjeti.

Kjo praktikë është marrë shembull nga Gjermania, ku gjatë një takimi me delegacionin gjerman për shkëmbimin e eksperiencave mbi përfitimin e lejeve të drejtimit në shtetet respektive, u vendos se vendi ynë do të konsiderojë edhe lejet e drejtimit për të rinjtë.

“Me interes të veçantë u ndalëm në temën e praktikës pozitive gjermane për ta ulur moshën e marrjes së lejedrejtimit në 17 vjeç, me kusht shoqërimin gjatë ngarjes së mjetit nga një familjar me historik korrekt drejtimi mjeti”, shkruan në njoftim DPSHTRR.

Takimi u finalizua me firmosjen e marrëveshjes mes dy shteteve për bashkëpunimin në aktivitete të forcimit të sigurisë rrugore dhe edukatës mbi trafikun dhe shfrytëzimit të rrugës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë