Gazeta Si – Një apartament me vlerë 120.000 euro, në pronësi të një 43-vjeçari të dënuar është konfiskuar mesditën e kësaj të marte në Lushnjë.
Ky apartament është në pronësi të 43-vjeçarit Julian Sulo, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.
Ka dyshime të forta se apartamenti i konfiskuar është përfituar nga veprimtari kriminale, për trafik droge dhe krimeve kundër personit. Ndërkohë, hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera në pronësi të tij ose të familjarëve vijojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




