Gazeta Si – Një 29-vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me të atin pastronte para me burime të dyshimta, duke i dhënë hua me përqindje në biznesin e tij (exchange dhe argjendari), në Fushë Krujë.
Policia thotë se Armando Musteqja u arrestua në flagrancë pas një hetimi të nisur që prej tetorit 2024.
Sipas njoftimit të policisë, i riu dhe i ati, i cili do të hetohet në gjendje të lirë, dyshohen se shisnin bizhuteri floriri, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
Gjatë kontrollit të kryer blutë sekuestruan bizhuteri me peshë 1400.41 gramë dhe me vlerë 187 000 euro. Gjithashtu efektivët sekuestruan ehe 100 mijë euro (para cash).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.